Është bërë e modës që të rinjtë shqiptarë të mburren në “Tik Tok” apo “Instagram” me makina luksoze dhe çmenduritë që bëjnë në timon.
Në një video të dërguar në redaksinë e JOQ nga një qytetar shihet se si një i ri rrezikon jetën e tij dhe të personave të tjerë, duke ecur me shpejtësi skëterrë në rrugë.
Sipas qytetarit që ka dërguar videon në redaksi dhe denoncon rastin, i riu po ecën me makinë duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, në Fushë-Krujë.
Qytetari që denoncon shpejtësinë në rrugë:
Shife shife rrezikohen jetet e njerzve. Ne fush kruje duhet te merrni masa Sa me shpejt ju lutem!!
Ajo që shihet, është se i riu që është në kundërshtim me rregullat e sigurisë rrugore, ka postuar videon në rrjetet sociale duke zbrazur adrenalinën në timon dhe duke rrezikuar jo vetëm jetën e shoferëve të tjerë, por dhe jetën e tyre.
Me njërën dorë në timon dhe tjetrin duke mbajtur telefonin, i riu e ka hedhur në rrjetin e tij social videon dhe ka shkruar:
“Brenda 2 orëve do të dali në JOQ Albania”, duke e shoqëruar me emoji duke qeshur dhe një krahu ku tregon muskulin që përfaqëson forcën.