Sali Berisha ka mbledhur paraditen e sotme deputetët e Rithemelimit, pak minuta para seancës së sotme plenare që pritet të nisë në orën 10:00.
Në këtë mbledhje. Berisha ka sulmuar Kryeministrin Rama dhe mazhorancën se nuk po diskutojnë, por po e bllokojnë, rezolutën e Partisë Demokratike për gjenocidin serb në Kosovë.
“Ne duhet dhe do të insistojmë për sjelljen e këtij ligji që ka standardet më të mira dhe që tani nuk mund të ketë asnjë pengesë tjetër, meqenëse është ui sanksionuar në Kushtetutë si proces. Mos sjellja e ligjit ka vetëm një synim, përdorimin e amendamentit të Ballës, të cilën e mbështeti edhe Alibasha. Ligji ka rregullat e veta, procedurat dhe transparencën e plotë.
Problemi i dytë, po bëhet po thuaj një vit nga rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë. Kjo rezolutë e dorëzuar nga deputetët tanë nuk paraqitet as për shqyrtim në komisione. Edi Rama është një argat i Vuçiç dhe di që ai e bllokon këtë totalisht në urdhër të tij. Gjenocidi serb në Kosovë është një gjenocid ciklik.”, u shpreh ndër të tjera Berisha.