-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështja McGonigal, Berisha: Rama ka kapur drejtësinë. Gjobëvënia është shtrirë jo vetëm në Tiranë por edhe në Prishtinë

Kryesoret

Sali Berisha në mbledhjen e deputetëve të Rithemelimit para seancës së sotme plenare, u shpreh se hetimi i aferës së famshme Rama – McGonigal vonon përsëri, dhe se sistemi i drejtësisë hesht në mënyrë të pashpjegueshme.

Sipas Berishës, çdo ditë po dalin fakte të reja dhe të dënueshme, duke shtuar se ka të dhëna se Rama u bë pjesë e sistemit të gjobëvënies së ekipit McGonigal dhe të atij vetë ndaj biznesmenëve shqiptarë.

“Përsëri vonon hetimi i aferës Rama-McGonigal. Një aferë ku po dalin çdo ditë fakte të reja. Rama ka kryer një seri aktesh të dënueshme, si për ligjin amerikan, ashtu edhe për atë shqiptarë. Edi Rama ka shumë të dhëna se u bë pjesë e sistemit të gjobëvënies të ekipit McGonigal dhe të atij vetë ndaj biznesmenëve shqiptarë.

Berisha në mbledhje me deputetët: Rama argat i Vuçiç, bllokon rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

Nuk mund të ketë kurrë një vend tjetër në botë në të cilën drejtësia nuk thotë asnjë fjalë. Me gjithë denoncimet e dy biznesmenëve. Drejtësia ka qenë dhe është edhe ajo duket në vorbullën e aferës Rama – McGonigal.

Sepse nuk mund të kuptohet se3 si këta plaçkitës e gjobëvënës qarkullojnë të lirë me avionë e helikopterë në një kohë që vendi i tyre është aty ku duhet të jenë te gjithë gjobëvënësit.

Trofetë e këtij gjahu këta i ndanin me Edi Ramën. Ne nuk heqim kurrë dorë nga funksioni ynë kushtetues i kontrollit të institucioneve në përputhje me ligjin. Rama ka shkelur të gjitha ligjet e vendit. Sistemi i drejtësisë heshtet vetëm nga Edi Rama. Gjobëvënia është shtrirë jo vetëm në Tiranë por edhe në Prishtinë.”, deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit