“Big Brother VIP” është show më i komentuar i momentit dhe këtyre komenteve nuk i ka shpëtuar as ish-banori Bledi Mane, i cili ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up.
Teksa ka dhënë opinionin e tij për banorët, Mane ka komentuar edhe për Kiara Titon, për të cilën tha se ishte një lojtare mediokre dhe pa energjinë apo ‘dallaveret’ e lojtarëve të tjerë aty.
Sipas Manes, Kiara është një vajzë që e adhuron famën dhe zgjohet e ngryset me dëshirën që të jetë si Bora Zemani.
Bledi Mane: Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por ishte një lojtare mediokre. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxjerr dhe kujt t’i afrohej. Unë vura re që Kiara e adhuron famën.
Më vjen keq që e them por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon tek pasqyra, do bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora tek programi, pra Kiara nuk është vetëvetja. Kiara është gocë shumë e mirë…