11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dëgjuam ulërima”! Burri qëlloi gruan, si ndodhi krimi? Flasin fqinjët

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga krimi brenda familjes që ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Tepelenës, ku burri ka goditur gruan me thikë e më pas veten. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Selam Musai” rreth orës 09:40.

Autori është Lulëzim Nanaj 42-vjeç dhe gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Floreta Nanaj 40-vjeçe është gruaja që u qëllua. Më pas burri goditi edhe veten me thikë.

Të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gruaja mësohet se ndodhet në gjendje më të rëndë për jetën.

Fqinjët janë shprehur se dëgjuan zhurmë dhe ulërima, por thanë se janë të tronditur për shkak se familja Nanaj ishte e qetë. Ende nuk dihet shkaku i sherrit, vazhdojnë hetimet.

Krimi në familje! Burri i fut thikën gruas dhe më pas vetes

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit