-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Identifikon autori i plagosjes në Lushnje, polica rrethon zonën

Kryesoret

Policia është në kërkim të Armand Hasallës, i cili sipas policisë dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri të 60-vjeçares, Bajame Hasallës.

Plagosja e 60-vjeçares  ndodhi ditën e sotme në orën 17:20 në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat. Hasalla ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë/Palgosi me armë zjarri në këmbë 60-vjeçaren, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori. Rreth orës 17:20, në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat, Lushnjë, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi A. H. i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit