-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dinamika me 30 plumba! Detajet e fundit, si u ekzekutua çifti në Lezhë?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Balldren të Lezhës hedhin dritë mbi mënyrën se si është organizuar sulmi ndaj çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Euronews shkruan se në atentat janë përdorur dy automjete. Njëra prej tyre ka luajtur rolin e pritës, duke i prerë rrugën automjetit tip Audi A7 ku udhëtonin viktimat, ndërsa makina tjetër është përdorur nga autorët për kryerjen e sulmit.

Dy persona të armatosur kanë dalë nga mjeti dhe kanë hapur zjarr ndaj automjetit të viktimave, duke shkrepur mbi 30 plumba. Sulmi ka qenë i shpejtë dhe i organizuar, duke mos u lënë asnjë mundësi reagimi viktimave. Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit