-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu refuzua regjistrimi në KZAZ, kandidati i ‘Nismës Thurje’ në Dropull: Jam kërcënuar

Kryesoret

Kandidati i ‘Nismës Thurje’ në Dropull, Kostas Garos, të cilit iu refuzua kërkesa për regjistrim nga KZAZ-ja Nr.2 për mangësi në dokumentacion, ka bërë së fundi një reagim në faqen e tij në ‘Facebook’. Ai i drejtohet Konsullit Grek në Gjirokastër duke i treguar sipas tij ndërhyrjet e paligjshme në procesin e regjistrimit të tij në KZAZ-në e Dropullit.

Në reagimin e gjatë në gjuhën greke, kandidati i Nismës Thurje pretendon se njerëzve të cilët kanë firmosur për regjistrimin e tij, iu është bërë presion për të tërhequr nënshkrimet dhe se janë kërcënuar nga kryebashkiaku aktual, Dhimitraq Toli.

“Unë personalisht jam kërcënuar dhe vëzhguar nga njerëzit e kryebashkiakut. “Ne nuk do të dorëzojmë armët sepse jemi në rrugën e duhur dhe për të pasur sukses nuk do të hezitojmë të dënojmë dhe denoncojmë çdo padrejtësi”, shkruan Garos.

Në fund të deklaratës ai i bën thirrje Konsullit Grek në Gjirokastër të ndërhyjë dhe marrë përsipër përgjegjësitë e tij për këtë situatë. Kostas Garos në vitin 2021 ka qenë kandidat i PS-së për deputet në Dropull. Së fundi në zgjedhjet lokale ai kërkon të regjistrohet si kandidat për kryetar bashkie i Nismës Thurje. Garos ka paraqitur në KZAZ plot 215 firma, por sipas KZAZ-së disa prej tyre rezultojnë të dyshimta.

Ndërkohë në Prokurorinë e Gjirokastrës është bërë edhe një kallëzim nga një person që thotë se i është marrë ID për qëllim tjetër dhe se ai nuk ka nënshkruar në formularin për kandidimin e Garos me Nismën Thurje. Çështja ndërkohë është në verifikim nga organi i akuzës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit