-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Premtimi për rritje pagash, a shkelet kodi? Celibashi shpëton Ramën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama premtoi dje një rritje pagash në shkallë të gjerë, por që ka hapur një debat të fortë, pasi vendimi i qeverisë vjen vetëm pak javë përpara zgjedhjeve. Opozita e ka cilësuar shkelje të kodit zgjedhor, por Edi Rama thotë se parashikimi është për zgjedhjet parlamentare dhe jo ato lokale.

Por çfarë do të vendosë KQZ, a do ta cilësojë shkelje të kodit zgjedhor? Kryekomisioneri Celibashi është shprehur se ndalime në Kodin Zgjedhor për premtime para zgjedhjeve parashikohen vetëm në rastin kur zhvillohen zgjedhje të përgjithshme.

Një gjë mund të them dhe s’kam pse ta fsheh që në përgjithësi Kodi Zgjedhor ka ndalime për vendimmarrje të caktuara të institucioneve vetëm 4 muaj para zgjedhjeve deri në krijimin e qeverisë së re.

Janë disa ndalime që lidhen vetëm me rastet e zgjedhjeve të përgjithshme. Disa kufizime janë të qarta për rastet e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Kemi deklarim dhe jo vendimmarrje deri tani” tha Celibashi duke kërkuar që të zbatohet ligji.

Celibashi nuk pranoi që të komentonte deklaratat e kryeministrit Edi Rama. “As deklaratat e kryeministrit dhe as të tjerëve nuk kam arsye për t’i komentuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit