Që nga dalja në publik e propozimit franko-gjerman, në drejtim të Kosovës dhe Serbisë ka pasur presione ndërkombëtare për pranimin e tij, që më vonë u emërua edhe si propozimi evropian. Njohja nga pesëshja e BE-së ishte përdorur për ta joshur Kosovën që të pranojë arritjen e një marrëveshje me Serbinë.
Megjithatë qëndrimet e shteteve anëtare të BE-së që s’e njohin Kosovën, s’kanë ndryshuar as pas arritjes së darkordimit në Ohër për Marrëveshjen Themelore dhe Aneksin e Implementimit.
Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës kanë thënë se Spanja vazhdon të mbetet në qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Spanja ruan pozicionin e saj si mosnjohëse e deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në 2008 dhe mbështet fuqimisht një zgjidhje të pranueshme reciprokisht në kuadrin e Dialogut të Lehtësuar nga BE”, ka thënë Elena Aljarilla Cortezón nga MPJ e Spanjës.