-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau rumunin me thikë në zemër, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)

Kryesoret

Një shtetas shqiptar është arrestuar së fundmi në Londër, Angli pasi akuzohet për vrasjen e një rumuni. 44-vjeçari rumun Stefan Stelian Moraru u vra me thikë në zemër mëngjesin e 20 marsit në Barnet.

Shqiptari Armand Tafa, 39 vjeç, pa adresë fikse u ndalua nga policia angleze pasi akuzohet për vrasjen e 44-vjeçarit. Migen Emilova, 35 vjeç, një 46-vjeçar dhe një 29-vjeçar janë arrestuar më parë për këtë ngjarje.

Ștefan Stelian Moraru kishte lindur në Rumani por prej disa kohësh punonte në Britaninë e Madhe. Shoku i tij i banesës është në mesin e të dyshuarve. Kur u mor në pyetje nga policia, ai deklaroi se kishte qenë me rumunin në kazino atë natë.

Por ata ishin ndarë rreth orës 03:00, kur ai u nis për në shtëpi dhe rumuni qëndroi sërish në kazino. Sipas tij rumuni ata natë kishte fituar 2000 £ në lojëra fati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit