Dosja e atentatit të 12 Marsit në “Don Bosko” ku mbeti e vrarë gabimisht banakierja Mimoza Paja në lokalin e Fation Muratit, ende nuk është zbardhur.
Një nga pistat është që pas mund të fshihet dora e Ervis Martinajt, i zhdukur prej gushtit të vitit të kaluar. Por çfarë ka gjetur SPAK-u deri tani? Kreu i prokurorisë Altin Dumani u shpreh sot se në tryezë janë disa pista.
“Në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshtë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e “Don Boskos”, nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme.
Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, u ngjall apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj. Kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, tha Dumani.
Ku ndodhet Ervis Martinaj? Dumani flet për “mbretin” e basteve dhe Ahmetajn