Një grua u plagos mbrëmë me armë zjarri në Lushnje. Policia njoftoi se autorin e ka shpallur në kërkim, por i ati pretendon se djali është në Greqi emigrant.
Bajame Senej po kthehej në banesë me makinë bashkë me djalin e saj, kur deklaroi se një breshëri automatiku u preu rrugën.
Sipas policisë autori është Armand Hasalla, por babai i këtij të fundit tha se djali i tij ndodhet në Greqi prej 10 ditësh duke mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.
Ai tha për mediat se kjo ngjarje është e sajuar nga ata dhe se e bëjnë këtë vetëm që të hakmerren për një konflikt të vjetër për tokën.
“Në lidhje me ngjarjen unë nuk di gjë fare. Çunat nuk janë këtu. Armando është në Greqi ka 10 ditë kurse Laerti në Itali. Policia më pyeti ku ke qenë gjithë ditës. Ne ishim në gjyq për tokën dhe djalin që na e kanë vrarë. Pastaj erdha në shtëpi dhe më tha policia ke vrarë njerëz.
Tani unë nuk di ca të them. Fola, më mori çuni, Armando më tha ca ka ndodhur andej? Thonë që është bërë një plagosje. Nuk e di, do të hakmerret prapë.
Nuk kemi pasur asnjë lloj konflikti. Unë kam parë hallin tim. Ja kam lënë drejtësinë. Kjo është një ngjarje e sajuar nga ana e tyre. Duan të hakmerren se ne jemi trima, ne nuk pyesim e ju vrasim prapë” tha ai.