Elvis Pupa ka rrëfyer historinë e dhimbshme brenda shtëpisë së BBV. Gjatë një bisede me Oltën, Elvis Pupa ka treguar se po afrohet ditëlindja e të atit të ndjerë dhe për këtë arsye ai ka qenë i mërzitur këto ditë.
Pjesë nga biseda:
Elvis Pupa: Kam një gjë këtë periudhë, kam një dilemë emocionale kështu me ca data.
Olta Gixhari: Kam kaq ditë që dua të pyes dhe e kam thënë edhe tek dhoma e rrëfimit, e ndjej që ke diçka. Ke humbur një person të afërt?
Elvis Pupa: Po babën, me atë e kam. Iu afrua data e ditëlindjes.
Olta Gixhari: Sa vite ke që e ke humbur?
Elvis Pupa: Bën 8 vjet, në gusht mbush 8-vjet.
Olta Gixhari: Po ishte aksident apo sëmundje?
Elvis Pupa: Aksident, unë jam shumë pozitiv kështu edhe nuk humb në mendime por them që shyqyr që e patëm dhe aq sepse dynjaja se kanë. Kur është aksident është një çikë e sikletshme sepse nuk ke ndarje.
Olta Gixhari: Me makinë?
Elvis Pupa: Jo në det. Patën shkruar atëherë, ne ishim në Australi, ka ndodhur kështu bam bam.
Olta Gixhari: Po si në det?
Elvis Pupa: Ka pasur dallgë, është futur në det edhe nga lodhja e ka lënë zemra. Nëna ka qenë aty me të, ka vuajtur shumë, është sikletosur shumë sepse s’ka pasur shumë njerëz, se kanë qenë larg në Gjirin e Lalzit andej. Kur të vjen kështu përnjëherë dhe je larg është shumë e vështirë.