Ish-zyrtari i lartë në tri qeveritë Rama po hetohet për katër vepra penale: mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë; korrupsion pasiv; pastrim parash dhe shpërdorim detyre, kjo e fundit lidhur me koncesionin e dhënë prej tij për inceneratorin në Elbasan. Dosja penale e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj shihet si test për SPAK-unlidhur me ndëshkimin ose jo të korrupsionit të politikanëve të lartë.
Afera i inceneratorëve – mega korrupsion
Afera e inceneratorëve për trajtimin e mbetjeve përbën, sipas hetimeve, një nga rastet më të rënda të korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve publike në Shqipëri.
Ndërtimit të inceneratorëve iu hap rruga në dhjetor 2014, kur qeveria Rama bëri një ndryshim në strategjinë kombëtare të trajtimit të mbetjeve, të hartuar sipas direktivave të Bashkimit Evropian, të cilat i jepnin prioritet riciklimit të mbetjeve për të mbrojtur mjedisin dhe jo asgjësimit të tyre përmes djegies.
Ndryshimi u pasua me hapa ligjorë për të ndërtuar në Shqipëri impiante ku mbetjet të trajtoheshin përmes djegies dhe nga djegia të përftohej energji elektrike.
Një vit më pas, qeveria Rama nënshkroi kontrata koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve në tri qytete: Elbasan, Fier dhe Tiranë, me financim përmes Partneritetit Privat-Publik, (PPP) me një investim fillestar prej 178 milionë eurosh.
Kompanitë private që fituan për të qënë pjesë e PPP rezultuan të jenë kompani të vogla, të regjistruara off-shore, me pronarë të panjohur, që morën fondet publike dhe nuk dhanë atë që kishin premtuar: djegien e mbetjeve dhe prodhimin e energjisë elektrike.
Premtimet mbetën në letër, në kontratat koncesionare. Fondet publike vijuan të lëvrohen tek drejtuesit e kompanive off-shore që u arratisën kur plasi skandali dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia…lexo KETU shkrimin e plotë.