-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ARRSH. 32 mln euro tender për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë dhe Ura e Cerencit-Peshkopi

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon ndërhyrje në dy rrugë në vend, ku e para është zgjerimi i Elbasan-Qafë Thanë, faza e dytë segmenti nga Ura e Cerenecit në Peshkopi për sistemim dhe asfaltim. Fondi limit për të dyja procedurat është rreth 3.7 miliardë lekë, apo mbi 32 milionë euro.

Referuar raportit teknik, kontrata zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë – Thanë (Faza II) parashikon ndërhyrjen në gati 50 kilometra rrugë. Fondi limit është rreth 2.5 miliardë lekë.

Nga ana e Investitorit (ARRSH) kërkohet që të realizohet një ndërhyrje në përmirësimin e kushteve të lëvizjes në segmentin ekzistues rrugor nga dalja e qytetit të Elbasanit deri në Qafë Thanë.

Rruga nacionale ekzistuese Elbasan – Qafë Thanë, me gjerësi totale 9 – 9.5m (8 m gjerësi asfalti dhe bankina me gjerësi 0.5-0.75).

Rruga ekzistuese ka nevojë për ndërhyrje në elementet gjeometrikë, shtresat rrugore, në sistemin e trotuareve, ndriçimit rrugor të zonave urbane, sistemin e kanalizimeve të ujërave të shiut, sinjalistikë vertikale dhe horizontale” thuhet në raportin teknik.

Ndërkohë edhe aksi i dytë me një fond limit më shumë se 1.2 miliardë lekë, përfshirë në kontratën me objekt  “Sistemim asfaltim rruga Ura e Cerenecit – Peshkopi (Peshkopi – Maqellarë), Loti 3” konsiderohet i rëndësishëm.

Rruga fillon në kilometrin 0 në fshatin Herbel në drejtim të Peshkopisë dhe përfundon në kilometrin 8.52, ku bashkohet me unazën e qytetit Peshkopi.

Gjurma e rrugës do të ndjekë pjesërisht gjurmën e rrugës ekzistuese dhe në shumë vende të tjera do të ketë gjurmë tërësisht të re, duke eliminuar një pjesë të madhe të kthesave ekzistuese të rrezikshme për sigurinë e qarkullimit të mjeteve./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit