Dy ditë pas arrestimit, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi të lironte njeriun që policia e akuzoi si organizator të plantacionit me 27 parcela me kanabis. Nga qelia Ernest Veshtaj do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 30 ditë.
Gjykata i la lënë një muaj afat prokurorisë që të sjellë prova që Ernest Veshtaj sipas tyre është organizator i kultivimit të kanabisit në kraterin e gjetur me 8 mijë fidanë në Malësi të Madhe.
Veshtaj ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me 27 serat me kanabis të asgjësuara nga policia në krater. 27 serat me kanabis u zbuluan dy ditë më parë në vendin e quajtur “Badra e Mehajve” në Malësi të Madhe.