-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Varfëri, banda e korrupsion”/ EuObserver: Kanabisi kultivohet në bastionet e PS!

Kryesoret

EuObserver i ka kushtuar një artikull emigrimit masiv të shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në artikull thuhet se 83 % e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, për shkak të varfërisë të tejskajshme dhe rrezikut që paraqet Shqipëria.

Gjithashtu në vend mësohet se ka korrupsion të shtuar dhe prani të lartë të krimit të organizuar, inflacion dhe nepotizëm. Shqiptarët ikin nga vendlindja e tyre sepse kërkojnë një jetë më të mirë dhe nuk kanë asgjë për të humbur. Por ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez. Shqiptarët përfaqësojnë rreth një të tretën e emigrantëve të paligjshëm që kërkojnë strehim në MB.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak javën e kaluar, shprehu zemërim për keqkarakterizimin e shqiptarëve nga Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, si emigrantë të paligjshëm dhe kriminelë. Ai i quajti deklaratat e Braverman si një moment ‘turpërues’ për politikën britanike.

Në vitin 2020, 50 persona mbërritën me varka të vogla. Në vitin 2021, 800 e kaluan kanalin. Në vitin 2022, mbërritën 12,301. Shumë janë burra beqarë, të rritur. Sipas Eurostat, shifrat përfaqësojnë rreth një për qind të meshkujve në moshë pune në Shqipëri.

Hulumtimi i Balkan Barometrit tregon se 83 për qind e qytetarëve shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria. Ndërsa disa fluturojnë me çdo mjet, gati 50 për qind marrin një rrugë ligjore dhe aplikojnë për punë.

LEXONI ARTIKULLIN E PLOTË KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit