-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i ri/ Plehrat në Shkumbin, inceneratori i Elbasanit djeg 400 milionë lekë të tjera (Dokumentet)

Kryesoret

Inceneratorët vazhdojnë që të zhvatin fonde me miliona nga të katërta anët. Në Elbasan po bëhet batërdia jo vetëm me djegien që sikur u dëshmua në media që bëhet buzë lumit Shkumbin, por edhe me fondet. “5Pyetjet.al” po sjell më poshtë një procedurë prokurimi që ka hapur shoqëria aksionere “Eco-Elb”.

Në këtë shoqëri janë aksionere; bashkia e Elbasanit, Cërrikut, Përrenjasit, Gramshit, Belshit dhe Librazhdit. Kështu të paktën ishte plani kur u hap dhe që do të merrte në dorëzim inceneratorin. Por gjithçka u përmbys pas skandalit dhe sekuestros preventive që vendos. Realiteti është që lekët “avulluan” dhe inceneratori nuk punon në Elbasan.

Shoqëria “Eco-Elb” dje ka hapur një tender me vlerë 39 milionë lekë. E thënë më qartë gati 400 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Por për çfarë duhen këto lekë? Në preventiv thuhet se lekët duhen për të bërë menaxhimin e mbetjeve urbane në landfill ose inceneratorin e qarkut Elbasan me makineri të rënda.

Kohëzgjatja e kontratës është 306 ditë, pra as një vit i plotë. Procedurat janë firmosur nga administratori i shoqërisë Leli Kaja dhe ofertat mbyllen në 18 Maj. Tenderi në fjalë tregon se brenda atij që quhet incenerator dhe që sot duhet të prodhonte energji, aktualisht nuk ka as makineri pune për menaxhimin e plehrave. Këtë e pranon edhe vetë shoqëria.

Argumentimi i shoqërisë për tenderin;

Gjate analizes se proceseve te punes se Inceneratorit dhe landfillit u konstatua se per procesin e operimit te tyre nevojiten keto mjete:

  1. a) Eskavator me goma

Me ane te eskavatorit do te behet ngarkimi i mbetjeve ne transportier per t’iu nenshtruar procesit te selektimit.

  1. b) Fadrome me goma

Me ane te fadromes do te realizohet ngarkimi i mbetjeve organike dhe inerte te cilat jane gjeneruar nga procesi i selektimit.

  1. c) Kamion

Me ane te mjetit kamion do te behet transportimi i mbetjeve oragnike dhe inerte te cilat gjenerohen gjate procesit te selektimit, gjithashtu do te behet transporti i hireve qe gjenerohen nga procesi i djegies se mbetjeve.

  1. d) Buldozer me zinxhir

Me ane te mjetit bulldozer me zinxhir do te behet shperndarja e mbetjeve qe do te depozitohen ne landfill.

Shoqeria ECO-ELB sh.a. e cila kryen menaxhimin e Inceneratorit dhe Landfillit duke qene nje shoqeri e re nuk i zoteron keto mjete te nevojshme per operimin e inceneratorit dhe landfillit prandaj eshte e nevojshme qe ky sherbim te mbulohet me ane te nje kontrate sherbimi nga te trete.

Por nuk mjafton me kaq. Pyetja është; me këto lekë që do të hidhen për firmën që do të bëjë menaxhimin, a nuk mund të bliheshin këto mjete me 400 milionë lekë pa llogaritur TVSH-në dhe të ishin gjithmonë në dispozicion të shoqërisë?

Me këtë “strategji” të shoqërisë cdo vit do të harxhohet një shumë e tillë për menaxhim? Qytetarët tashmë do të paguajnë jo vetëm taksën fikse dhe të transportit, por edhe të firmës private që do të bëjë menaxhimin brenda inceneratorit? Skandalet nuk kanë të sosur, ndërkohë që inceneratori ende nuk djeg plehra, por miliona lekë…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit