Tragjike në Itali. Një ngjarje e rëndë është shënuar në L’Aquila.
Një mjek, Carlo Vicentini, i cili kishte dalë në pension në kushte depresioni ka vrarë me armë dy fëmijët e tij, gruan e më pas veten.
Mediat italiane bëjnë me dije se mjeku ka qëlluar fillimisht ndaj gruas, e më pas në drejtim të vajzës dhe djalit invalid, i cili ndodhej i lidhur me respiratorë.
Dyshimet janë që Carlo Vicentini të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike.