Të paktën 26 persona kanë gjetur vdekjen – dhe numri vazhdon të rritet – pasi një seri tornadosh përfshinë fshatra dhe qytete në pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediave të huaja, shtëpitë u shkatërruan dhe mijëra njerëz mbetën pa energji pasi stuhitë e mëdha shkaktuan shkatërrime në disa shtete.
Shtetet duke përfshirë Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi kanë pasur të gjitha viktima.
Një stuhi ndodhi në qytetin Wynne të Arkansas – një komunitet rreth 100 milje (170 km) në lindje të kryeqytetit të shtetit, Little Rock.
Ashley Macmillan tha se ajo, burri i saj dhe fëmijët e tyre u grumbulluan me qentë e tyre në banjë, ndërsa një tornado kaloi sipër, “duke u lutur dhe duke i thënë lamtumirë njëri-tjetrit, sepse menduam se kishim vdekur”.