-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania miraton projektligj të ri për emigracionin, pret 50 mijë punëtorë nga Ballkani

Kryesoret

Qeveria gjermane miratoi projektligjin e ri për emigracionin. Ndër të tjera aty parashikohet dyfishimi i kontingjentit të rregullores së Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu rregullorja do të bëhet pa afat.

Gjermania synon të lejojë në të ardhmen mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor që të vijnë për të punuar në Gjermani. Këtë e miratoi qeveria gjermane të mërkurën (29.03.2023) në kuader të projektligjit të ri të migrimit të fuqisë punëtore.

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil tha në konferencën e shtypit në Berlin se ky kontingjent do të dyfishohet nga 25.000 që është aktualisht në maksimumi 50 mijë vetë në vit. Por ministri shtoi se ka plane që kjo rregullore të zgjerohet edhe për vende të tjera.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ekziston që nga viti 2015 dhe u mundëson shtetasve të gjashtë vendeve të BP (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia) qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës, pavarësisht nga kualifikimi që kanë.

Parakusht për të marrë vizën e punës është një kontratë pune e rregullt në Gjermani. Nuk nevojiten as njohuri të veçanta të gjuhës gjermane.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor është në fuqi deri në fund të vitit 2023, por në draftin e ri të ligjit të migracionit është parashikuar që ajo të bëhet pa afat. Sipas Burimeve të DW deri më 31 dhjetor 2022 në Regjistrin Qendror të të Huajve, (AZR), figuronin rreth 62.000 imigrantë me leje qëndrimi në bazë kësaj rregulloreje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit