Pas humbjen në Etihad, Liverpool ka pasur edhe një eksperiencë aspak të këndshme me tifozët.
Pas përfundimit të ndeshjes në “Ashton New Road” afër kryqëzimit të “Rowsely Street” u sulmua autobusi i ekipit të Liverpoolit.
Mësohet se është goditur me një send të fortë trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp.
Autoriteteve po punojnë për zbardhjen dhe identifikimin e agresorëve si dhe për t’i nxjerrë para përgjegjësisë ata që morën guximin të sulmonin trajnerin gjerman.
“Incidentet e këtij lloji janë krejtësisht të papranueshme,” thuhet në reagimin e Manchester City.
“Ne dënojmë fuqishëm veprimet e personave përgjegjës për këtë incident. Jemi të zhgënjyer gjithashtu edhe nga koret e papërshtatshme të tifozëve gjatë pjesës së parë të ndeshjes,” shkruhet më tej në reagim.