-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘5 Pyetjet’/ Felaj: Drejtësia ka dhënë rezultate! Salianji: SPAK po sulmon politikisht!

Kryesoret

Drejtësia e re ka sjellë debate të ashpra mes dy deputetëve, Ermonela Felaj nga PS dhe Ervin Salianji nga PD. Në studion e “5 Pyetjet nga Babaramo”, Felaj tha se drejtësia e re ka dhënë efekte e para. Ajo thotë se nuk po presionohet nga politika.

“Nuk ka një prokurori që ndihet e ndrojtur nga politika, po ndjekin rrugën e vet. Politika duhet të ndjekë provat. SPAK ka dhënë rezultate në luftimin e korrupsionit të zyrtarëve, s’duhet të ketë një prioritet, por të gjitha duhet të kenë prioritet, puna është vënë në vijë. Të thuash që SPAK nuk ka dhënë rezultate, nuk vlen”, tha Felaj.

“Gjysmën e familjes e ke prokurorë, je shpifëse profesioniste”, debate të forta mes Salianjit dhe Felajt

Mirëpo, nuk ka qenë i këtij mendimit Ervin Salianji. Salianji tha se kjo drejtësi nuk ka asgjë ndryshe nga drejtësia e vjetër, pasi po sulmon politikisht.

“E lëshoi PS se nuk i hapte krahun. Të thuash po goditet në nivele të larta nuk qëndron, kemi miliona euro të konfiskuara nga krimi, kemi një ish ministër të arrestuar, një ish ministër të PD të dënuar dhe burg, kryetari i Bashkisë së Vlorës i arrestuar janë bërë nga Prokuroria e Përgjithshme, prokuroria e vjetër. Një drejtësi e vjetër dhe një drejtësi e re, kjo drejtësia e vjetër paska bërë kaq punë sa kjo drejtësi e re.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, thotë “më arrestuan se pranova të mos kandidova”. Drejtësia po përdoret politikisht, nëse goditet për arsye politike, atëherë është shumë herë më keq se drejtësia e vjetër. Se fakti që nuk heton dot inceneratorët e Tiranës, me ish- zv/kryeministër Arben Ahmetaj që i jeni turrur tani, që nuk prit kryetarin ë Bashkisë së Fierit, por ca hallexhi. Kap disa këtu dhe lësho disa atje.

Ka 3 ditë PS që del nga selia e vet dhe godet SPAK, pse nuk heton këtë, kur e thotë Rama ia falim ne. Kur e themi ne, është presion ndaj tyre. Ngre një zhurmë të madhe. Dhe thotë është cenuar sigurua kombëtare kur ka qenë në koalicion me LSI në 2017. Por vetëm ky nuk mban përgjegjësi, po SHISH ka informacion për influencën ruse, po Policia ka informacion”, tha Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit