-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Adoleshentja me të dashurin pajtojnë vrasës me pagesë për të vrarë nënën

Kryesoret

Trupi i pajetë i 38-vjeçares Anastasia M. u gjet i mbështjellë me një qese plastike në një kosh mbeturinash. Nëna e vetme u rrah dhe u mbyt për vdekje pranë Moskës.

Sipas hetimeve fillestare, vajza 14-vjeçare e Anastasias urdhëroi vrasjen e nënës së saj së bashku me një djalë 15-vjeçar. Siç raporton britanikja “Sun”, djali ka jetuar në banesën e familjes dhe me siguri është i dashuri i vajzës.

Shkak i krimit mësohet se ka qenë përpjekja e Anastasia M. për të bindur vajzën e saj të ndahej nga djali. Sipas gjyshes së vajzës, djali kishte një ndikim të keq tek e reja ruse dhe vinte nga një “familje  problematike”.

Policia ruse dyshon se dy adoleshentët thuhet se u kanë paguar rreth 4127 euro dy miqve të tyre për vrasjen e nënës. Autorët e dyshuar janë ende të mitur, 14 dhe 17 vjeç.

Mësohet se vajza dhe i dashuri i saj u kanë hapur derën e banesës të rinjve. Të dy thuhet se kanë qenë të pranishëm në momentin kur u vra gruaja. Sipas një dëshmitari okular, Anastasia M. është “rrahur dhe mbytur”. Fytyra e saj ishte “e kuqe dhe e fryrë”.

Pas krimit, autorët e dyshuar e mbështollën trupin e 38-vjeçares të vendosur mbi një dyshek me qese plastike dhe e hodhën në një kazan mbetjesh në qytetin Balashikha pranë Moskës.

Kujdestari lokal e zbuloi trupin dy ditë më vonë dhe lajmëroi policinë. Një mik i vajzës thotë se “ajo shpesh fliste se e urrente nënën e saj edhe pse nëna e saj ishte një person i mirë që e donte atë”.

Sipas “Sun”, burime të tjera konfirmojnë se agjentja e pasurive të patundshme është kujdesur mirë për vajzën e saj dhe është përpjekur t’i ofrojë një jetë të mirë. Vajza dhe i dashuri i saj planifikonin të jetonin me kursimet e të ndjerës, rreth 40 mijë euro.

Dy të dyshuarit janë tani në një qendër paraburgimi për të mitur, të akuzuar për vrasje. Dënimi maksimal me të cilin përballet të rinjtë është dhjetë vjet burg. Kjo fillimisht do të duhej të vuhej në burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit