Policia ka reaguar me njoftim zyrtarë në lidhje me arrestimin e dy shtetasve të huaj mbrëmjen e djeshme në Kapshticë.
Uniformat blu bëjnë me dije 2 shtetas rumunë tentuan të kalonin 118 kilogramë kanbis nëpërmjet kufirit me Greqinë, me një automjet rulot
“Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me ata të DVP Korçë dhe autoritetet doganore.
Sekuestrohen 118 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Vihen në pranga 2 shtetas rumunë që tentuan ta trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, me një automjet rulot.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme të DVP Korçë dhe autoritetet doganore në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Itinerari”.
Si rezultat i këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme të DVP Korçë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
G. C., 54 vjeç, banues në Ghimpajti dhe D. B., 36 vjeçe, banuese në Bukuresht, Rumani.
Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të Republikës së Shqipërisë, Policia Kufitare ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip Camper të markës “Fiat”, me drejtues shtetasin G. C. dhe pasagjere shtetasen D. B.“, njofton policia.