Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u pyet edhe në lidhje me deklaratat e Sali Berishës që e konsideroi sot SPAK si një aneks të Partisë Socialiste.
Sipas Felajt, deklaratat e Berishës ajo nuk i merr në konsideratë, pasi ai njihet për qëndrimet e tij të dyfishta.
Felaj në “5 pyetjet”: Ndihet dinamika e të qenurit para fushatës zgjedhore!
Kemi deklaratën e z Berisha që e konsideroi SPAK një aneks të PS…
Z. Berisha njihet për qëndrimet e dyfishta që ka mbajtur dhe këto janë deklarata që unë nuk do t’i merrja në konsideratë.