-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do arrestohet? Avokati: Trump, gati për betejën ligjore

Kryesoret

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është gati për betejën e tij ligjore në një çështje që ka të bëjë me pagesa të fshehta, tha avokati i tij. Ish presidenti përgatitet të shkojë në gjykatë të martën ku do t’i lexohet aktpadia kundër tij. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias i hedh një vështrim procesit ligjor, i pari në histori ndaj një ish presidenti.

Avokati i ish-presidentit Donald Trump, Joe Tacopina, foli rreth synimeve të ekipit mbojtës, kur u pyet në kanalin ABC se si ndihet klienti i tij për procesin që do të zvillohet të martën.

“Ajo që shpresoj është të hyjmë dhe të dalim në gjykatë sa më shpejt të jetë e mundur. Zakonisht në raste të tilla, dalim para gjykatësit dhe deklarojmë pafajësinë. Vendosim afatet për të paraqitur mocionet, apo procedura të tjera dhe ecim përpara”.

Akuzat nuk janë bërë ende publike, por ekspertët ligjorë thonë se ato mund të përqendrohen në falsifikimin e supozuar të të dhënave financiare të kompanisë, që kanë të bëjnë me një pagesë për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels.

Avokati Tacopina mendon se çështja ligjore është e dobët dhe e motivuar politikisht, por nuk ndan shqetësimet e zotit Trumpit se gjyqtari kryesor nuk do të jetë i paanshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit