-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kishte shtëpinë ngjitur me policinë! Kush ishte i shënjestra që do të vritej në Tiranë?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë që pranoi që të tregonte vrasësit e Behar Sofisë. Ernej Shyti që ekzekutoi Behar Sofinë në 2021 në Tiranë ka hedhur më tepër dritë mbi grupin me të cilin bashkëpunonte. Plani i vrasjes së biznesmenit nuk kishte qenë i pari dhe as i fundit.  Ernejt Shyti u shpreh se kishin edhe një porosi tjetër përveç vrasjes që kishin marrë si detyrë të kryenin në Gjermani.

“Pasi u vra Behar Sofia, kishim porosi tjetër nga Bujar Leza. Do të bënim një vrasje në Kamzë, shënjestra ishte një person 34 vjeç që e kishte shtëpinë në Kamzë, shumë pranë komisariatit të Policisë. Këtë vrasje do ta bënte Xhulian Visha, por zona ishte shumë e monitoruar dhe ndaj paguhej shumë lekë. Nuk u arrit qëllimi sepse duhej studiuar mirë zona, ishte tepër e vështirë”.

Shyti nuk e jep emrin e shënjestrës dhe se cila ishte arsyeja që Bujar Leza e donte të vdekur dhe kishte angazhuar për ta kryer ekzekutimin Xhulian Vishën. I pari kërkohej nga Policia për vrasjen e Sofisë, teksa pas ngjarjes, autoritetet zbuluan se ndodhej në burg për dhunë në familje. Në vitin 2014, Leza në bashkëpunim me Leonard Xhixhën dhe një person tjetër tentuan që të vrisnin Fatjon Alimanin.

Porositësi i vrasjes, Mirdash Osmani, kishte kërkuar eliminimin e 20- vjeçarit, pasi disa muaj para atentatit të dështuar kishte pasur një zënkë me të, që kishte përfunduar në plagosje më armë zjarri. Por fatmirësisht plani u pikas shpejt nga policia në atë kohë. Me sa duket, Leza nuk kishte hequr dorë nga “profesioni”, duke ndërhyrë në vrasjen e Sofisë. Nga ana tjetër, Xhulian Visha u arrestua si pjesë e grupit të atentatit të 2021-t në Tiranë, pasi u përfshi në vëzhgimin dhe koordinimin e planit të vrasjes së biznesmenit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit