-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigracioni, ministri italian: Po punohet me Ballkanin për riatdhesimin e emigrantëve

Kryesoret

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha se po bëhet një përpjekje e përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim riatdhesimin e emigrantëve të parregullt.

Po punojmë në të njëjtën kohë që të mos ketë liberalizim të tepruar të vizave për sa u përket vendeve jashtë Europës.

Ka një përpjekje të përbashkët edhe për mbrojtjen e kufijve të jashtëm, si dhe për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, shtoi kreu i diplomacisë italiane.

Lidhur me procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ministri i Jashtëm italian nënvizoi se “nga ana e Europës ka pasur vonesa, por tani koha e humbur duhet kompensuar” dhe se “ai nuk konsideron se lufta në Ukrainë mund të jetë pengesë në të gjithë këtë proces”.

Tajani u takua sot në Romë me homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. “Me qeverinë e re italiane, integrimi europian i Ballkanit Perëndimor është sërish prioritet”, përfundoi ministri i Jashtëm italian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit