-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fillon ndarja! Pensionistët marrin 5 mijë Lekë për zgjedhjet

Kryesoret

Nisi sot në të gjithë vendin shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh për pensionistët. Nga ky bonus që qeveria shqiptare ka vendosur t’iu dhurojë pensionistëve shqiptarë nga mbledhja e të ardhurave nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, përfitojnë të gjithë kategoritë e pensioneve dhe bëhet fjalë për rreth 678 mijë qytetarë.

Të gjithë ata që përfitojnë pension pleqërie, pension familjar, pension invaliditeti, trajtime të veçanta, minatorë që kanë dalë në pension sipas ligjit 150, naftëtarë, metalurgë, ish-ushtarakët etj, të gjithë këto kategori do të trajtohen me 5 mijë lekë të reja. Fondi që është akorduar nga qeveria është 3.5 miliardë lekë të reja.

Sot është dita e parë që ka filluar procesi i shpërndarjes së shpërblimit dhe marrja e bonusit për pensionistët do të bëhet sipas grafikut të Postës Shqiptare. Jo domosdoshmërisht shpërblimi duhet tërhequr deri në datën 30 pasi afati i tërheqjes është 36 muaj, njësoj si afati për pensionet e patërhequra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit