Presidentja e Bullgarisë, Iliana Yotova, i ka dhënë sot Rumen Radev mandatin për formimin e qeverisë së re, pas fitores së partisë së tij “Bullgaria Progresive” në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar.
Partia e Radev fitoi 44.6% të votave, duke siguruar mjaft mandate për të qeverisur pa koalicione.
Radev, ish-president dhe pilot i avionëve luftarakë, dorëhoqi postin e presidentit në janar për të kandiduar, pas rrëzimit të qeverisë së mëparshme dhe protestave masive kundër korrupsionit dhe rritjes së çmimeve.
Qeveria e re do të përballet me sfidën e miratimit të buxhetit të ri, vendosjes së kufirit të borxhit publik dhe rikuperimit të fondeve të Bashkimit Europian.









