Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi foli me fjalë të ashpra për opozitën. Nga Shkodra ku ndodhej sot, ai e cilësoi injorante opozitën për akuzën e saj se po kërkohet një zgjatje e mandatit të tij përmes propozimit të ligjit nga dy deputetë të PS.
Më tej, dy fjalë i kishte edhe për Artan Fugën që ka shpallur kandidaturën për kryetar të ASH-së dhe Ledi Shamkun.
“Çfarë thotë Fuga nuk përputhen fare me matematikën. Një apo dy individë nuk janë asgjë. Po nuk të shau dhe i ligu duhet të shohësh se nuk je mirë. Këta lloj individësh nuk mund të kthehen në lajm se pastaj dhe media kthehet vetëm në përhapëse perversitetesh” tha ai.
Thelbi i debatit lidhet me faktin që PS po tenton që të ndryshojë ligjin për t’i hapur rrugën Gjinushit për një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave, pasi me ligjin aktual nuk lejohet rikandidimi.