-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqi ndaj sh-krerëve të UÇK-së, shqiptarët protestë në Hagë

Kryesoret

Në Hagë është thirrur protestë, ndërsa sot nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Një grup shqiptarësh janë mbledhur në godinat e Gjykatës Speciale, në pritje të protestës.

Milaim Gashi, një shqiptar i Kosovës, ka udhëtuar nga Freiburgu i Gjermanisë për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së.

Ai thotë se ndaj tyre po bëhet padrejtësi dhe se ata meritojnë mbështetje.

Me flamurin shqiptar në dorë, e një pankartë në të cilën shkruhet ‘Liria ka emër’, Milaim Gashi qëndron para ndërtesës së Gjykatës Speciale, ndërsa do t’i bashkohet edhe protestës së thirrur ditën e sotme nga shqiptarët e diasporës.

“Ne jemi këtu me shpall pakënaqësi ndaj gjykatës se Hagës, është një padrejtësi e madhe që po u bëhet krerëve te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Do të solidarizohemi deri në fund”, thotë ai për KosovaPress.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit