Deputetët Ervin Salianji dhe Ermonela Felaj janë përplasur live në emisionin “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, ndërsa kanë shkuar edhe në sulme personale mes tyre.
Salianji e ka akuzuar kolegen socialiste se gjysmën e familjes e ka prokurorë, ndërsa nuk nguroi ta quante edhe shpifëse profesioniste. Kjo ka shkaktuar debate të forta mes tyre në emision.
Ermonela Felaj: Ju po gjykoheni për shpifje dhe flisni këtu për drejtësinë. Jeni në konflikt interesi, se jeni fajtor për shpifje. Akuza të ka marrë për fajtor. Je në konflikt interesi se je duke u gjykuar.
‘5 Pyetjet’/ Felaj: Drejtësia ka dhënë rezultate! Salianji: SPAK po sulmon politikisht!
Ervin Salianji: Jam i pafajshëm, nëse ke bërë deri në klasë të parë shkollë. Unë që pres të mbyllet çështja, apo ju që gjysmën e familjes e keni prokuror pa vetting. Normal që unë do përballem me drejtësinë. Duket që je pa matematik dhe ka shkrim e këndim, njerëz politik të vendosur në politikën tuaj, na gjykojnë ne. Ty nuk të bëjnë hetim të pasurisë, gjysmën e prokurorëve e ke në familje. Ju jeni rasti se si drejtësia është kapur.
Ermonela Felaj: Ti shpif
Ervin Salianji: Je një shpifëse profesioniste. Je dënuar 8 herë për shpifje dhe je një shpifëse e certifikuar.
Ermonela Felaj: Sa lehtë e përdor shpifjen
Ervin Salianji: Kush do e bëjë drejtësinë. Felës po i tha partia “hidhu nga ura, do hidhet”
Ermonela Felaj: Kështu bërë ti te partia jote
Ervin Salianji: Jo se unë kam dinjitet.