Arrestohet shoferi i makinës që përplasi mbrëmë për vdekje një qytetar në zonën e “Astirit” në Tiranë. 30-vjeçari me iniciale P.M. është vënë në prangat e policisë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Teodor Keko”, ndërkohë që viktima nuk është identifikuar ende.
Në pamjet e publikuara në vendin e ngjarjes duken dy këmbësorë që kanë tentuar të kalojnë rrugën, ku njëri prej tyre ka gjetur vdekjen pas përplasjes nga automjeti që po lëvizte me shpejtësi.