-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë, UNICEF: 501 fëmijë ukrainas janë vrarë nga sulmet

Kryesoret

UNICEF në një raport të fundit ka publikuar se të paktën 501 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022

Një raport i organizatës joqeveritare zbuloi se që nga shkurti i vitit 2022, të paktën një fëmijë ka vdekur çdo ditë me “armët shpërthyese” që janë shkaku kryesor.

“Në vitin e parë të luftës në shkallë të gjerë, 404 fëmijë u vranë nga bombardimet, raketat dhe sulmet me dron, dhe 850 të tjerë u plagosën”, thuhet në raport.

“Shumica e viktimave ndodhën në rajonet e Kharkiv dhe Donetsk ku luftimet aktive kanë qenë të vazhdueshme që nga shkurti i kaluar”, shkruhet më tej.

Drejtoresha ekzekutive e bamirësisë së OKB-së për fëmijë, Catherine Russell, tha se ky ishte “vetëm numri i verifikuar nga OKB”.

“Shifra reale ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë dhe numri i familjeve të prekura është i paimagjinueshëm”, tha ajo.

Zonja Russell tha se ishte “një tjetër moment historik tragjik për fëmijët dhe familjet e Ukrainës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit