Dy persona, burrë e grua humbën jetën tragjikisht sot në Librazhd. Viktima janë Arjan dhe Majlinda Yze, 55 dhe 50 vjeç nga Devolli.
Makina me të cilën po udhëtonin si pasojë e humbjes së kontrollit nga shoferi doli nga rruga dhe përfundoi në përrua.
Rrjedha e ujit e bëri të pamundur daljen e çiftit nga makina duke humbur jetën në vend.
Zjarrfikësja po punon për të nxjerrë trupat e pajetë nga makina në fshatin Pishkash.
Makina bie në lumë! Burrë e grua vdesin tragjikisht në Librazhd