-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta nga Durrësi: Edhe socialistët e ndershëm do votojnë Igli Carën

Kryesoret

Nga Durrësi, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që siç tha ai është garanci për qytetarët.

Meta theksoi se kjo qeveri mbyt biznesin me taksa, por edhe me gjoba, duke i mbajtur njerëzit nën presion. Kreu i PL-së theksoi ndër të tjera se edhe vetë socialistët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes.

“Fitoren bindëse ma jep vetë komunikimi që ma jep me qytetarët e Durrësit. Është e qartë se në këtë garë kemi vetëm një kandidat, ky është Igli Cara, një personalitet që ka paralajmëruar atë cfarë do ndodhte me tërmetin, për shkak të korrupsionit të lejeve të ndërtimit që jepeshin pa kriter. Ato viktima që pati Durrësi nga tërmeti nuk ishte nga tërmeti, por për shkak të korrupsionit. Është hera e parë që kemi koalicion të këtyre përmasave. Është një aleancë shume e gjerë, është aleancë me qytetarët që më në fund do kenë bashkinë e tyre. Edhe shumë socialistë do të votojnë Igli Carën, sepse edhe ata vuajnë shkatërrimin që i është bërë Durrësit. Jam i sigurt që edhe socialistët mezi po presin këshillin e Durrësit”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit