-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i Dick Martyt, Rama: Rezolutë të re në KiE! Drejtësi për Kosovën

Kryesoret

Në ditën e nisjes së gjyqit në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së, Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Shqipëria ka mbledhur firmat në asamblenë e KiE-së për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku u ngritën akuzat ndaj UÇk-së për trafikun e organeve njerëzore.

I mblodhëm më në fund firmat në asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj ushtrisë së lavdishme çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore.

Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare” shkruan ai.

Raporti i Dick Marty-t që hedh akuza për UÇK-në është cilësuar nga kryeministri Edi Rama, si “fake news” më i rëndë në histori që baltos luftën e një kombi për liri, e që për fat të keq, prej tij, sot qëndrojnë të burg njerëz që luftuan për paqen.

Në Tetor të vitit të kaluar në një fjalim që zgjati rreth 1 orë në Asamblenë në Këshillit të Europës, kreu i qeverisë shqiptare kërkoi që të zhbëhej ky raport, që të rrëzojë akuzat në drejtim të Kosovës dhe ish-drejtuesve të UÇK-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit