Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se drejtësia shqiptare është e vonuar, pasi ende nuk ka një përgjigje për hetimet për inceneratorët. Sipas Salianjit, duket sikur ka një lloj pengese dhe kontrolli politik.
Ervin Salianji në “5 Pyetjet”: Shqipëria ka pritshmëri të mëdha te SPAK
“Nuk ka përgjigje për inceneratorët për shembull. Duket sikur ka një lloj pengese dhe kontrolli politik, megjithatë personalisht shpresoj të zhgënjehem, pra që të mos jetë ashtu. Nuk ka ministra në detyrë që të thirren. Është detyrë e opozitës që të ngrejë shqetësime të tilla.”, deklaroi më tej në fjalën e tij në “5 Pyetjet” deputeti demokratik, Ervin Salianji.