Milani arriti një fitore të thellë 0-4 përballë Napolit. Një sukses i rëndësishëm për kualifikimin në Champions League, por edhe për moralin.
Në program janë dy përballje të tjera ndaj skuadrës së Spallettit, për llogari të çerekfinaleve të Championsit. Ylli portugez Rafael Leao vlerësoi performancën e Milanit.
“E dinim që ishte një ndeshje e rëndësishme ndaj një kundërshtari të madh që po bën mirë. Ky është Milani. Dëgjuam disa zëra jashtë Milanellos, që na mbushën plot energji.
Unë dua vetëm të përgjigjem në fushë dhe të dëgjoj trajnerin tim. Kam kaluar muaj të komplikuar, por e gjeta veten falë shokëve dhe trajnerit.
Me cilin e shkëmbeva fanellën? Me Kvarën. Jam një fans i madh i tij, më pëlqen shumë për atë që bën në fushë. Mendoj se ai është i ngjashëm me mua. I pëlqen të driblojë kundërshtarët, po zhvillon një sezon madhështor”, deklaroi Leao.