-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet me emra! Miku i “Rrumit” rrëfen armiqtë që i vunë bombën në makinë

Kryesoret

Tetë persona janë shoqëruar në Durrës për atentatin me tritol që u regjistrua mesditën e djeshme.

Në shënjestër ishte Aldi Mustafa, miku i Aleksandër Lahos, të njohur si “Rrumi i Shijakut”. Por të arrestuar nuk ka akoma.

Vetë Mustafa ka kyçur gojën herën e parë duke mos folur për konflikte të mundshme. “Makinën e kisha parkuar natën përpara shtëpisë. Nuk e di kush mund ta ketë bërë” tha ai.

Por në dëshminë e dytë ka treguar emrat e personave tek të cilët dyshon, të cilët policia nuk i bën të ditur.

Disa nga këta persona janë shoqëruar në polici, por pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë, pasi ende nuk janë gjetur prova, që të mund të vërtetojnë lidhjen e tyre me vendosjen e lëndës eksplozive.

Policia po punon me kamerat e sigurisë të marra nga objektet pranë vendit ku ndodhi shpërthimi. Makina e tij tip “Golf” u hodh në erë në lëvizje, pasi tritoli ishte vendosur në gomën e pasme.

Dyshohet se shpërthimi ndodhi  me telekomandë në distancë, pasi autorët e kishin në ruajtje dhe ndjekje. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Kush ta vuri bombën me telekomandë? Flet miku i “Rrumit të Shijakut”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit