-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu komunikuan 34 akuza, Donald Trump deklarohet i pafajshëm

Kryesoret

Donald Trump, ish-presidenti amerikan dhe kandidat nga radhët e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të 2024, është deklaruar i pafajshëm ndërsa doli përpara gjykatësit Juan Merchan, të martën mbrëma në Manhattan.

Mediat në vend raportojnë se ndaj ish-presidentit rëndojnë 34 akuza për falsifikim të të dhënave të bizneseve për hetimin në lidhje me pagesat e bëra ndaj pornostares Stormy Daniels.

FOTO e parë e Donald Trump në Gjykatë, shfaqet i heshtur krah ekipit të tij ligjor

I veshur me një kostum ngjyrë blu të errët dhe një kollare të kuqe, 76-vjeçari Trump, siç raportohet nga mediat, nuk shfaqi asnjë emocion në fytyrë ndërsa përshëndeste një turmë mbështetësish që qëndronin jashtë gjykatës.

Trump, i cili i ka cilësuar akuzat si të motivuara politikisht, u ngriti grushtin gazetarëve ndërsa nisej nga kulla Trump në drejtim të zyrës së prokurorit ku edhe iu dorëzua drejtësisë. Ai është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.

Trump poston në rrjetet sociale rrugës për në Gjykatën e Manhatanit: Wow, do të arrestohem, nuk mund ta besoj!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit