Një video që tregon një akt dhune policore ndaj një turisti ka ndezur rrjetet sociale sot, duke ngjallur indinjatë të gjerë. Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj incidentit, duke e përshkruar atë si një shembull të tmerrshëm të asaj që ai e quan “dajak turizëm”.
Në një koment të shkurtër, Berisha e dënon dhunën e ushtruar nga policia ndaj turistit, duke e cilësuar si një “krim publik” dhe një tregues të qartë të “mikpritjes” së qeverisë shqiptare ndaj turistëve.