-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump poston në rrjetet sociale rrugës për në Gjykatën e Manhatanit: Wow, do të arrestohem, nuk mund ta besoj!

Kryesoret

Ora e rërës po zbrazet deri në shpalljen e vendimit përfundimtar për ish-presidentin amerikan, Donald Trump, i cili mbërriti pas orës 13:00 (me orën e Nju Jorkut) në gjykatë për të parë seancën. Ai pritet të lirohet me kusht në rastin e pastrimit të parave të vitit 2016 që përfshin yllin e filmave porno, Stormy Daniels, me të cilin ai kishte një lidhje. Rreth orës 14:30 ai ka hyrë në sallën e gjyqit të katit të 15-të për të nisur gjykimin.

Nga njohja me akuzat, te vendimi për lirimin ose jo të Trump, çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme

Ish-presidenti e quajti “surreale” që duhet të paraqitet para gjyqtarit Juan Mercan. Ai është ish-presidenti i parë ose në detyrë i SHBA që përballet me akuza penale. Gjatë rrugës për në gjykatë, Trump shkroi në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, sa vijon:

“Duke shkuar në gjykatë në Manhatan. Duket kaq surreale. Wow, do të arrestohem, nuk mund ta besoj. Nuk besoj se kjo ndodh në Amerikë. Bëje Amerikën përsëri të Madhe (MAGA)’.

Gjyqi i Trump, reagon Shtëpia e Bardhë: Nuk është fokusi i Biden!

Ardhja e Trump në gjykatë pasoi një proces të rregullt, që do të thotë se ai u arrestua nga policia përpara se të akuzohej. Fillimisht ai kaloi procesin e marrjes së gjurmëve të gishtërinjve. Më pas, ata do t’i dorëzojnë atij dosjen e aktakuzës me informacione për deri në tridhjetë e katër akuza në rastin Stormy Daniels. Më pas ai do të shkojë në katin e 15-të të pallatit për t’u paraqitur në prokurori.

Donald Trump në Gjykatën e New York-ut, arrestohet zyrtarisht!

Një autokolonë, e përbërë nga 10 automjete, e shoqëruar nga policia, marshoi më herët drejt ndërtesës së Gjykatës, duke ndjekur Trump. Për shkak të rregullimeve të posaçme, në rrugë nuk kishte qarkullim, e njëkohësisht rrugët bosh shiheshin edhe në pamjet e mbledhura nga një helikopter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit