Përfaqësues të autoriteteve policore belge në bashkëpunim me policinë gjermane kanë kontrolluar sot selinë e Partisë Popullore Evropiane në Bruksel.
Lajmi u parapri nga një shkrim i “Euractiv” që fliste për një bastisje të autoriteteve policore belge në selinë e EPP-së.
Informacionet e para flasin për një hetim për një ish-bashkëpunëtor të kryetarit të PPE-së, Manfred Weber dhe jo punonjësve aktualë të PPE.
Të njëjtat informacione thonë se ajo që po shqyrtohet në thelb është se sa kohë ka qenë partner i PPE-së dhe sa para ka marrë gjatë këtij partneriteti.
“PPE bashkëpunon plotësisht në mënyrë transparente me autoritetet e përfshira, duke ofruar të gjitha informacionet dhe dokumentet përkatëse.
Duke qenë se ky është një hetim ligjor në vazhdim, PPE nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm” mbyllet reagimi.