-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Projekti i Portit të Durrësit duhet të jetë në përputhje me MSA-në

Kryesoret

Komisioni Europian i është përgjigjur letrës së 20 deputetëve të opozitës shqiptare për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit. Oliver Varhely thekson se ka kërkuar që marrëveshja me Emiratet e Bashkuara për Portin e Durrësit të jetë në përputhje me marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

“Komisioni ka theksuar nevojën për të garantuar që projektet në bazë të marrëveshjes së lidhur në vitin 2020 ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, përfshirë rizhvillimin e Portit të Durrësit, të jenë në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, veçanërisht në fushat e prokurimit publik dhe ndihmës shtetërore.

Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të Portit të Durrësit, Komisioni anuloi grantin e mbetur të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor për investimin për këtë projekt specifik. Megjithatë, Komisioni është në diskutime me përfaqësuesit e qeverisë se si të përdoret shuma e kthyer në një tjetër projekt investimi”, thekson Varhelyi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit