-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Pse nuk rriten dot pensionet dhe pagat në Shqipëri!

Kryesoret

Ekonomia shqiptare nuk ka ecur mirë përgjatë dekadës së fundit dhe ritmet e rritjes kanë qenë të ngadalta. Për sa kohë kjo nuk ndryshon, nuk ka alternativë tjetër se nga mund të gjenden paratë, jo vetëm për rritje pensionesh, por as për të paguar pensionistët që pritet të shtohen tani së shpejti.

Në vitin 2014, një pensionist urban në Shqipëri merrte mesatarisht 14,518 lekë në muaj. Në vitin 2021, ose shtatë vjet më vonë, pensioni mesatar ishte 17,258 lekë, me një rritje mesatare vjetore prej 2.5%.

Gjatë këtyre viteve, Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me mesatarisht 1.7%, gjë që sugjeron një rritje të papërfillshme reale të pensioneve me 0.8%. Por Indeksi shpreh ecurinë e të gjitha mallrave dhe shërbimeve në ekonomi, ndërsa pensionistët, për shkak se, me shumë gjasa, kanë një konsum të përqendruar të ushqimet bazë, janë sot më keq nga sa kanë qenë shtatë vjet më parë.

Grupi i ushqimeve në Indeksin e Çmimeve të Konsumit u rrit nga viti 2014 deri në vitin 2021 me mesatarisht 3.7%. Akumuluar për shtatë vjet, pensionet janë rritur në terma nominalë me afro 19%, ndërsa grupi i ushqimeve është rritur me 29%. Diferenca është një rënie neto e konsumit të pensionistëve dhe përkeqësim akoma më i madh i gjendjes së tyre sakaq të vështirë ekonomike.

Mosrritja e pensioneve dhe varfërimi i mëtejshëm i pensionistëve në fakt është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është numri i pensionistëve dhe kostoja totale e pensioneve në ekonominë kombëtare.

LEXONI SHKRIMIN E PLOTË KËTU-Reporter.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit