Kiara Tito ka “shpërthyer” mbrëmjen e djeshme, pas spektaklit dhe është shprehur se nuk duron dot më që “t’i hipin mbi shpinë”.
Gjatë një bisede me Ronaldon, Kiara shprehet e indinjuar për sjelljen e banorëve dhe veçanërisht Efin, me të cilën kishte një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore para se të eleminoheshin nga BBV.
Me rikthimin e tyre në shtëpi u vu re edhe një krisje e marrëdhënies, dhe shkak për këtë u bë një video e Efit e cila i dilte në mbrojtje Luizit.
Ndryshimi i Kiarës është vënë re edhe nga banorët e tjerë të cilët e kanë pyetur për arsyen, por Kiara ka preferuar të përgjigjet thjesht: Jam e zhgënjyer.
Pas debatit me Efin në spektakël, Kiara humb mbi 16 mijë ndjekës brenda natës
Pjesë nga biseda me Ronaldon:
Kiara: Boll ë, boll durova. Boll se nuk e di sa kam mbajtur në shpinë. Mjaft. Mos kthe përgjigje, mos këtu se është turp, mos këtu se është frikë, mos këtu…po prit se njeri jam edhe unë.
Ronaldo: Po ti pse i ke bërë ato gjëra kur ke qenë këtu brenda.